Numërimi për të përcaktuar përfundimisht forcën politike fituese për zgjedhjet e 25 prillit janë drejt fundit.
Tashmë vetëm 7 % e 5 199 qendrave të votimit kanë ngelur për të përcaktuar dhe fituesin që do të formojë qeverinë për katër vitet e ardhshme.
Deri më tani procesi i numërimit vijon në Qarkun e Durrësit dhe atë të Tiranës, sipas të dhënëve të KQZ ku deri më tani kryeson PS me 48.67 % të votave, PD me 39.4% të votave, e treta në renditje është LSI me 6.85 % ndërsa forca e katër me më shumë vota në këto zgjedhje është PSD me 2.24 %.
Ndërkohë diçka që të bie në sy në të gjithë këtë është shifra e lartë e votave të pavlefshme ku deri më tani numri ka arritur në 77 607 vota të pavlefshme në të gjithë vendin, ndërsa në zgjedhjet e 2017, numri total i votave të pavlefshme ka arritur në 31 790.e.su.