Rezultati paraprak në Tiranë, shpërndarja e deputetëve sipas partive politike

Tirana është qarku më i madh në vend ku akoma vijon procesi i numërimit të votave për partitë politik.

Shifrat e fundit tregojnë se deri më tani janë numëruar 993 Qendra Votimi, nga 1243 në total Partia Socialiste ka marrë 178 545 vota, ndërsa Partia Demokratike 142 415 vota.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të sigurojë 21717 vota dhe forca e katërt politike është Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë deri tani 10524 vota.

Të përkthyer në mandate, PS deri tani ka marrë 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1 mandat deputeti.

Votat e marra nga numerimi i 985 Qendrave te Votimit

PS – 178 545 vota

PD- 142 415 vota

LSI- 21717 vota

PSD- 10524 vota178545.