Të gjithë qytetarët të cilët vizitojnë Parkun e Gërmisë në Prishtinë duhet të kenë kujdes të shtuar.
E gjithë kjo për shkak se në këtë territor së fundi është parë një gjarpër mjaftë i rrezikshëm që njihet si “Vipera”.
Në disa pamje të publikuara në Facebook shihet qartë se madhësia e këtij gjarpri është për t’u shqetësuar, ndërsa nuk dihet nëse po vazhdon që ende të qarkullojë në Gërmi.