Këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj në lidhje me paraqitjen e saj.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, momentalisht është duke shijuar suksese të mëdha në fushën e muzikës.
Tashmë dihet se gjithmonë vëmendjen më të madhe e merr stili i saj i çuditshëm i flokëve, gjysmë të gjata dhe gjysmë të prera.
Ndonëse ngjyrën e mban thuajse gjithmonë të bardhë por sot ajo ka një dilemë mjaft serioze.
Përmes Instastory ajo ka zbuluar se po i mungojnë flokët e zeza dhe ka pyetur fansat nëse ata mendojnë se ajo duhet t`i lyejë ato.
“A duhet t`i lyej flokët e zeza?”, Ava parashtroi pyetjen për të gjithë, ndonëse nuk ka publikuar ndonjë përgjigje dhe mbetet të presim për ndonjë risi.