Në Oscars 2021, Zendaya shkëlqeu në kuptimin e parë dhe të dytë të fjalës me fustanin e gjatë, të verdhë nga Valentino dhe varësen e Bulgari. Edhe pse vëmendjen më të madhe e mori pikërisht varësja, aktorja kishte edhe elementë të tjerë si dy unaza me gurë të verdhë dhe smerald dhe vath në formë loti. Çdo gur i përdorur ishte diamant dhe vlera totale e bizhuterive ka një vlerë rreth $6 milionë dollarë. Përveçse diamantë, një tjetër veçanti e bizhuterive, është se aktorja i ka përshtatur ato sipas dëshirës së saj, duke shtuar/hequr elementë apo gurë të caktuar.
Me flokët e lëshuar dhe të gjatë dhe modelin e ondeve si sirenë, Zendaya dukej e veshur “thjesht”, minimaliste derisa afrohesh dhe sheh se ç’mban në qafë. Mesa duket, ky ishte edhe qëllimi i saj dhe i stilistit të saj prej kohësh, Law Roach.
Ai thotë se “i gjithë frymëzimi ishin bizhuteritë”.
“Ne kemi një fustan të bukur, por pjesa epike e veshjes janë bizhuteritë e pabesueshme. Ky ishte qëllimi: Bizhuteritë të bëheshin ‘ylli i shfaqjes’, edhe u bënë.”
Pas ceremonisë, shumë njerëz e krahasuan veshjen e Zendaya-s me disa dalje të Cher: