Është shkarkuar kryeshefi i “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj. Lajmin për shkarkim e ka konfirmuar për Ekonomia Online, vet Rexhepaj.
Ai ka thënë se vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë Bordi që është emëruar jashtëligjshëm.
“Është e vërtetë. Sot, e kam pranuar vendimin e Bordit të Drejtorëve të cilët janë te zgjedhur në mënyrë të paligjshme”.“Siç jam njoftuar nga mediat, ndaj këtij Bordi ka ankesa në Inspektoratin e Punës dhe në Gjykatën Themelore për mos respektim të procedurave të përzgjedhjes se Bordit te Drejtorëve, por në mënyrë te jashtëligjshëm janë emëruar me mandat 3 vjeçar”.