Për zvogëlimin e shtesave për profesionistët shëndetësorë ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se me të marr detyrën është njoftuar se vendimi është në fuqi vetëm deri në muajin mars.
Ai në seancë ku po diskutohet për situatën me pandeminë shtoi se ka kërkuar nga ministri i Financave dhe Transfereve që shtesat të vazhdohen edhe më tutje.
Vitia, ka thënë se me gjitha kapacitetet buxhetore që kanë do të mbështesin punëtorët shëndetësorë dhe gjithë kategoritë që janë në përballje ma pandeminë.
“Ne kemi menduar të ndihmojmë me të gjitha kapacitetet aq sa mundemi këto kategori”.Me ardhjen në detyrë më 23 mars të këtij viti unë kam marrë njoftimin se shtesat për profesionistët shëndetësor dhe kategoritë tjera përfundojnë në muajin mars dhe menjëherë kam kërkuar takim me ministrin Murati nga ministria e Financave dhe kemi biseduar se si mund të gjendet një mënyrë dhe një hapësirë buxhetore për të vazhduar këto shtesa dhe të mos ndalen në asnjë mënyrë”.
“Ministria e Financave në bazë të kapaciteteve buxhetore ka ardhur me propozimin në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur më 21 prill dhe ai propozim është miratuar nga Qeveria, e përsërisë në bazë të kapaciteteve buxhetore që ka”.