Pronari miliarder i Spotify afër të blejë Arsenalin

Arsenali mund të ketë një pronar të ri pas disa kohësh.

Fjala bëhet për Daniel Ek, pronarin e Kompanisë globale, Spotify.

Ek është një sipërmarrës miliarder suedez i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej rreth 3.4 miliardë funte. 38-vjeçari është bashkëthemeluesi dhe Shefi ekzekutiv i shërbimit “streaming muzikor” Spotify, i cili ka më shumë se 150 milion përdorues në të gjithë botën që paguajnë.

Ek i cili është një fans i Arsenalit që një kohë të gjatë, thuhet se pas dështimit të Superligës Evropiane, dëshiron që të marrë në pronësi klubin nga pronari i tanishëm amerikan, Kroenke, për të cilin tifozët nuk janë të kënaqur.

Sipas mediave angleze, ai po punon ngushtë me Therry Henry, Denis Bergkamp dhe Patrick Vieira që të blejnë klubin e Arsenalit.