Një qytetar është arrestuar dje në Podujevë, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor pas sulmit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTARË GJATË KRYERJES SË DETYRËS ZYRTARE/Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë, 25.04.2021 – 21:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.