Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kërkuar nga deputetja e LVV-së, Adelina Grainca që të kthej mandatin që Hoxha e quan të vjedhur nga votuesit e PDK-së.
“Nuk dua të ndalem se a ka të drejtë që një deputet të shkoj në një parti, por mënyrë sesi kjo bëhet e kur bëhet, ka rëndësi të veçantë. Nuk kujtoj që dikush nga PDK ka ofenduar këto ditë zonjën Granica asnjëherë, kemi diskutuar për mungesën e hapësirë që ka thënë ajo. Ne kërkojmë kthimin e mandatit të vjedhur nga votuesit e PDK-së”, tha Hoxha.
Ajo shoti se PDK nuk njihet në historinë e saj për linçime e as nuk ka shkruar mbishkrime për asgjë nëpër muret e askujt.
“Këtë e ka bërë partia që ka qenë gjatë në opozitë e sot në pishtët. Linçimet ndaj Valdete Dakës, Aida Dërgutit, Edita Tahirit, Ganimete Musliut ju keni shkuar aq larg sa keni dhunuar edhe ambasadoren amerikane. Në emër të grave, të lutëm ktheje mandatin e PDK-së”, tha Hoxha.