8% e amerikanëve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid, nuk janë paraqitur për dozën e dytë

Ma shumë se 5 milionë persona besojnë se do të mbrohen nga një dozë, ose se do të kenë efekte anësore nga doza e dytë.

Më shumë se 5 milionë persona që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-covid, nuk janë paraqitur për të marrë dozën e dytë.

Sipas statistikave, kjo është 8% e të vaksinuarve me dozën e parë. Këta persona janë vaksinuar me Pfizer ose Moderna.

Disa njerëz janë hapur dhe kanë thënë e nuk duan të marrin dozën e dytë sepse besojnë se janë mjaftueshëm të mbrojtur nga doza e parë.

Një pjesë tjetër e tyre kanë thënë se kanë frikë nga efektet anësore që mund të shfaqen si pasojë e dozës së dytë.

Por nuk është faji vetëm i milionave, sepse ka arsye të tjera gjithashtu se pse njerëzit nuk kanë marrë dozën e dytë.

Ofruesit e vaksinës janë detyruar të anulojnë terminet e dozës së dytë për shkak se iu kanë mbaruar vaksinat.

Disa të tjerë nuk kanë mundur të vaksinohen sepse vaksina prej të cilës kishin marrë dozën e parë ka mbaruar.

Disa shtete kanë vënë re se një pjesë e njerëzve nuk janë të interesuar të marrin vaksinat fare, dhe kur janë ofruar vaksinën e kanë refuzuar.

Kjo ka bërë që edhe udhëheqësia e shteteve të refuzoj furnizimet. 75% e shteteve të Kansas i kanë refuzuar furnizimet me doza të vaksinës, dhe Misisipi ka kërkuar të dërgohen pako më të vogla me doza në mënyrë që të mos shkojnë huq.

Më shumë se gjysma e amerikanëve të rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe para një jave presidenti Joe Biden festoi rastin e vaksinimit të 200 milionë banorëve në 100 ditët e para të qeverisjes së tij.

Ky hezitim i njerëzve vetëm sa e rrezikon popullsinë edhe më tutje nga infektimi dhe është shqetësuese që njerëzit janë kaq të frikësuar nga vaksina.

Ekspertët mjekësorë vazhdojnë të iu bëjnë thirrje të gjithëve që të vaksinohen.