Tahiri i AAK-së, VV-së: Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja

Shefi i grupit parlamentar të AAK, Besnik Tahiri i ka dal në mbrojtje ish-ministrit, Selim Selimi pas akuzave që u lëshuan nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas Tahirit, VV po fshihet prapa paaftësive të tyre dhe se ligjeve iu nënshtrohen të gjithë, edhe LVV.

Postimi i plotë:

Sulmet kundër ish-Ministrit, Selim Selimi, s’janë asgjë tjetër përpos tendencë për t’i mbuluar dështimet e njëpasnjëshme të tyre, që nga mbyllja e Kosovës pa asnjë ide dhe vërshimi në fushatën zgjedhore të Shqipërisë.

Yryshi mbi mediat për fajet e veta për mos nënshkrimin e kontratës për blerjen e vaksinës, në kohën kur populli po vdes dhe krejt e fundit, dhe për bindjen time, e turpshme heqja e 20 eurove nga 30 sa ishin për pensionistët.

Paralajmërimi për publikimin e pagesave për të akuzuarit do e dëshmon qartë pazotësinë e tyre për të menaxhuar një fushëveprimtari me interes të madh për vendin.

Mos u fshihni prapa paaftësive tuaja,Ligjeve iu nënshtrohen të gjithë pa dallim, ashtu sikurse edhe ju.