“The Lord of the Rings” do të thyej rekordet si projekti më i shtrenjt televiziv. Buxheti i sezonit të parë të këtij seriali filmik do të ketë buxhet prej 465 milionë dollarë.
Shuma e parave do të paguhet nga Amazon, ndërsa xhirimet do të jenë në Zelandën e Re. Kompania ka në plan të xhirojë pesë sezone të serialit.
Në të kaluarën, buxheti për një sezon të serialit Game of Thrones ishte “vetëm” 100 milion dollarë.
Producentët e serialit filmik parashikojnë se mund të thyejn edhe rekordet e shikimeve ngase priten risi dhe adrenalinë në episodat e radhës.