Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar ndaj mesazheve të kryediplomatit gjerman, Heiko Maas në Prishtinë në lidhje me liberalizimin e vizave.
Ajo me anë të një postimi në Tëitter ka thënë se për këtë çështje fjalët nuk janë të mjaftueshme.
Sipas saj, Gjermania duhet të kërkojë bisedime direkte me Francën dhe Holandën për këtë çështje.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar. Fjalët nuk janë më të mjaftueshme këtu. Gjermania duhet të kërkojë bisedime të drejtpërdrejta me Francën dhe Holandën”, ka thënë Alt.
Ndryshe, Maas dje në Prishtinë deklaroi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave, por që sipas tij ka shtete të cilat ende janë skeptike dhe nuk janë të bindura për këtë brenda BE-së.