Një tjetër gjuajtje me armë raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 23:00 në Prishtinë.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke lëvizur me veturën e tij, dy persona të pa njohur për të i kanë bërë me shenjë të ndalet, pasi është ndalur njëri nga ta ka ekspozuar armën, viktima ka tentuar të ikë dhe i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij duke qëlluar në veturë me katër predha.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se viktima nuk ka lëndime vetëm janë vërejtur predhat në veturën e tij.
Të dyshuarit nuk janë takuar, përderisa rasti është në hetime.