Ministri i Punëve të Jashtme të shtetit gjerman, Heiko Maas ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtarë të Kosovës, ‘Adem Jashari’ për vizitën e tij zyrtare.
Maas është pritur nga homologia e tij, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Vizitën zyrtare Ministri i Jashtëm Gjerman do ta filloj me një takim në ora 15:00 me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi në agjendë parashihet që Maas dhe Osmani të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Pastaj, në ora 16:30, kryediplomati gjerman do të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Një orë më vonë, në ora 17:30 parashihet që ministri gjerman të zhvillojë një takim zyrtar me homologen kosovare, Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Para nisjes për në Kosovë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të bashkëpunojnë në luftën kundër pandemisë.