Mësimdhënësit në Kroaci s’duan të vaksinohen, ministri: Jam i befasuar

Ministri kroat i Shkencës dhe Arsimit, Radovan Fuchs, në prag të një takimi të kabinetit të ngushtë të qeverisë komentoi përgjigjen e arsimtarëve në thirrjen për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

“Të dhënat për ata që janë të interesuar për vaksinim nga sistemi arsimor janë përpunuar. Kjo nuk do të thotë që listat janë të mbyllura, ata përsëri do të jenë në gjendje të aplikojnë, por kjo është një pasqyrë e menjëhershme e situatës. Ky interes ndryshon nga qarku. Ne kemi një qark ku interesi është shprehur për vetëm 16%, dhe një qark ku është diku rreth 46%, me qytetin e Zagrebit mbi 40%. Duhet të marrim parasysh që disa edukatorë janë gjithashtu të vaksinuar, dhe nga ana tjetër, e njëjta gjë duhet të merret parasysh është që një pjesë e arsimtarëve që kishin sëmundje kronike u vaksinuan në mundësitë e para të vaksinimit dhe ne kemi rreth 12% të punëtorëve që janë infektuar me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë”, tha Fuchs.

I pyetur se pse arsimtarët janë kaq skeptikë rreth vaksinimit, Fuchs tha se nuk e di.

“Çuditshëm. Unë prisja një përgjigje më të duhur ndaj vaksinave dhe tani që kemi arritur fazën që gjithçka është e organizuar, nuk kemi përgjigje kaq ideale”, tha Fuchs.

“Nëse më pyetni, një marketing negativ është bërë për një vaksinë të mirë,” tha Fuchs.