Ambasadori zviceran Thomas Kolly takohet me zv/kryeministren Emilja Redzepi, flasin për komunitetet

Sot Ambasadori i Zvicrës në Kosovës Thomas Kolly ka zhvilluar një takim me zëvendëskryemistren për çështje të komuniteteve dhe të drejtave të njeriut Emilja Redzepi.

Gjatë takimit u tha se të dyja palët do të angazhohen maksimalisht që komunitetet të kenë të drejtat e tyre të plota gjatë përdorimit të gjuhës së tyre amtare.

“Ambasadori Kolly ka mirëpritur angazhimin e Redzepit, që të përfshij përfaqësuesit e komunitetit RAE, si pjesë të strategjisë së re, e cila do të do avanconte përfshirjen e tyre në shoqërinë dhe ekonominë kosovare në mënyre efektive”, thuhet në njoftimin e ambasadës.