Motrat Kardashian zbuluan stilimin identik të flokëve në fotografinë e tyre të fundit familjare

Kur motrat Kardashian-Jenner bashkohen në të njëjtën dhomë, zakonisht ka një varg ngjyrash dhe stilesh të ndryshme për t’u admiruar – ato janë zyrtarisht personat më të njohur për eksperimentim.

Në të kaluarën ne kemi parë Kim të lyejë flokët e saj të kuqe si Geri Halliwell dhe të provoj gjysmë bishtin e viteve ’90.

Kylie Jenner gjithashtu eksperimentoi me të kuqen vitin e kaluar, duke ndarë ngjyrën e saj të inspiruar nga Princesha Ariel në Instagram, para se të kthehej në ngjyrën e saj të zezë. Edhe Kendall dhe Khloe i përziejnë gjërat herë pas here, me Kendall që zgjodhi karamelin në fund të vitit të kaluar, dhe Khloe që bëri saktësisht të njëjtën gjë vetëm disa javë më vonë.

Epo, të gjitha vajzat u rregulluan për një natë gjatë fundjavës dhe ato kurrë nuk janë dukur aq shumë si motra më parë! Fotoja që ato postuan tregoi që të gjitha ishin ulur në një divan së bashku, të veshura me çizme të larta deri në gju, në material lëkure dhe lateks.

Por gjëja që na ra në sy para gjithë kësaj, ishte flokët që përputheshin. Të gjitha kishin flokë të errët, të ndara në mes, ndërsa vetëm Khloe dukej paksa ndryshe me disa hije ngjyrë karameli.