Miratimi i raportit 3 mujor të RTK-së shtyhet për javën e ardhshme

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere edhe pas pauzës ka shtyrë për javën e ardhshme miratimin e raportit tre mujor të RTK-së, pasi deputetët kanë kërkuar sqarime shtesë.

Kundër shtyrjes së miratimit të raporti janë shprehur drejtuesit e RTK-së të cilët kanë thënë se do të vonohen pagat e punëtorëve, madje mosmiratimin e kanë cilësuar edhe si shantazh.

Komisioni në mungesë kuorumi nuk e ka miratuar buxhetin e Komunës së Mitrovicës, cili është shtyrë për javën e ardhshme.

Ministri i Financave , Hekuran Murati tha se buxheti është miratuar më vonesë dhe për këtë arsye e kanë pruar edhe në Kuvend.

“Ky buxhet komunal është miratuar me vonesë. E kemi pranuar si Ministri e kemi shqyrtuar dhe e kemi sjellë për miratim edhe nga Kuvendi” ka thënë Murati.

“A ka pasur ndonjë arsye që është bërë kjo vonesë pak e pazakonshme” ka pyetur  Armend Muja.

Drejtori i departamentit të buxhetit  Salvador Gashi ka thënë se për shkak që nuk i kanë pas shumicën e votave ka pasur vonesë.