Dua Lipa dje (e martë) performoi në “Live Lounge” të BBC Radio 1.
Stilisti i saj Lorenzo Posocco ndau pamjen në Instagram dhe duket se ai zgjodhi pjesët nga pasarela Vjeshtë/Dimër 2021 e Prada për Duan.
Ajo zgjodhi kominoshet me mëngë të gjata, të zbërthyera për të treguar sytjenat e zeza me dantella dhe një gjerdan me varëse ari. Kominoshet janë një të stilit minimalist, të shkurtra në pjesën e poshtme, të cilat mund t’i shohim më nga afër në Instagramin e Duas.
E gjitha është e shtresuar mbi gete të holla dhe disa çizme me platformë prej lëkure të zeza deri në gju.
Lipa e kompletoi pamjen me një xhaketë të zezë, të stampuar me lule të kuqe nga brenda teksa e lëshoi atë poshtë supeve.
Sa i përket grimit, tone e ngrohta kishin mbuluar fytyrën e Duas, të përshtatura me dy gërsheta të holla përpara.
Ylli botëror e kompletoi pamjen me thonjtë e kuq në formë bajame dhe dy unaza të mëdha, të fuqishme me lule.