“Downton Abbey 2” – vazhdimi i filmit të parë “Downton Abbey” nga 2019 është njoftuar zyrtarisht me Dominic West që i është bashkuar kastit.
‘Fous Features’, i cili konfirmoi lajmin së bashku me ‘Carnival Films’, tha se krijuesi Julian Fellowes dhe të gjithë aktorët tjerë përfshirë – Hugh Bonneville, Jim Carter, Laura Carmichael dhe Michelle Dockery – do të rikthehen sërish.
Hollywood Reporter theksoi më pas që e pranishme në këtë film do të jetë edhe aktorja Maggie Smith.
“Ne jemi të ngazëllyer të ju njoftojmë se Julian Fellowes dhe i gjithë kasti i Downton janë kthyer për Downton Abbey2, me Hugh Dancy, Laura Haddock, Nathalie Baye dhe Dominic West. Filmin mund ta shikoni në kinema këtë Krishtlindje”, thuhet në njoftim.
Filmi i vitit 2019 – që shënon kthimin e parë të familjes Crawley që kur seria jashtëzakonisht e suksesshme Downton Abbey përfundoi në 2016 – pasoi një vizitë mbretërore në Downton dhe atentat ndaj mbretit të Anglisë.
“Downton Abbey 2” është film i produksionit ‘Carnival Films’ në bashkëpunim me ‘Focus Features’ dhe ‘Universal Pictures’.
‘Carnival Films’ në anën tjetër është pjesë e ‘NBCUniversal International Studios’, një ndarje e ‘Universal Studio Group’.