Ish-zëvendës-presidenti i SHBA-së, Walter Mondale dje ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, njoftoi familja e tij.
“Me trishtim të thellë e ndajmë lajmin se babai ynë i dashur ka vdekur në Minneapolis, Minesota”, theksoi familja e tij në një njoftim, duke shtuar se “ai vdiq paqësisht nga shkaqe natyrore”.
Mondale, një demokrat, shërbeu nën presidentin Jimmy Carter nga viti 1977 deri në vitin 1981, duke u bërë zëvendës-presidenti i parë që ka zyre në Shtëpinë e Bardhë.
Para zyrës së tij në rezidencën presidenciale, ai përfaqësoi Minnesota-n në Senat për 12 vjet. Mondale gjithashtu shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm i Minnesota-s dhe ambasador i SHBA-së në Japoni.
Carter mbajti zi për vdekjen e “mikut të tij të dashur”, të cilin e quajti zëvendës-presidentin më të mirë në historinë e SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë administratës tonë, Fritz përdori aftësinë e tij politike dhe integritetin personal për të shndërruar zëvendës-presidentin në një forcë dinamike, drejtuese të politikës”, tha ish-presidenti, duke iu referuar Mondale-s me pseudonimin e tij.
Mjedisi ishte një nga fokuset kryesore të politikave për Mondale, me familjen e tij duke thënë se miratimi i Aktit të Lumenjve të Egra dhe Skenike “ishte një arritje tjetër e luftuar fort në karrierën e tij të gjatë”.
“Përtej angazhimit të tij për shërbimin publik, babai ynë ishte i përkushtuar ndaj familjes sonë dhe do të na mungojë më shumë sesa fjalët mund të përshkruajnë”, theksohet në njoftim.