Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk i është përgjigjur ftesës për raportim në Komisionin për Shëndetësi.
Kështu ka njoftuar deputeti nga radhët e AAK-së, anëtar i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj.
Ai tha se Vitia është ftuar të raportojë lidhur me raportimet e fundit në media,ku theksohet se ai refuzoi të nënshkruajë kontratën me Pfitzer për dozat e vaksinës antiCOVID.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi.Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!.