Këto katër frizura do të jenë në trend këtë pranverë

Frizura e shkurtër dhe flokët me gjatësi të mesme, pa dyshim do të jenë trendi numër një kur është fjala për flokët!

Pranvera është këtu, por me të edhe trendët e rinj të frizurave. Në vazhdim verifikoni se cilave frizura floktarët u parashikojnë popullaritet më të madh në këtë stinë.

Bobi i shkurtër

Ka kaluar koha e frizurave asimetrike bob, ndërkaq këtë pranverë me të madhe po na kthehet bobi i shkurtuar i shtypur me gjatësi të njëjtë. Kjo frizurë sikur është e krijuar për femrat të cilave u përshtatet mirë ndarja përmes e flokëve.

Frizurat retro nga vitet ’70

Shtresat e shprishura, balluke të buta dhe ndarja përmes po kthehet nga vitet ’70. Tipi i këtillë i frizurave është i mirë për të gjitha llojet e flokëve, ndërkaq atyre të rrafshëta do t’u japë vëllim dhe teksturë. E hap fytyrën tuaj dhe gjithë shikimin e orienton te nofulla.

‘Pixie’

Frizurës më romantike në stilih boho nuk i bie popullariteti. Pa marrë parasysh se a është fjala për versionin e qethur shkurt apo megjithatë për atë në të cilin në majë koke lë pak më shumë flokë, pixie është zgjedhje e shkëlqyeshme për sezonin pranveror.

Balluket e gjata

Zgjidhni një prerje me balluke dhe volum që të mbulojë ballin. Kjo prerje u shkon të gjitha femrave, pasi nxjerr në pah sytë dhe vetullat që janë kornizë e fytyrës, por thjesht duhet të dini modelin që ju shkon.