Pamja e fundit e Halle Berry në Instagram është shumë e nxehtë.
54 vjeçarja ngriti temperatura në rrjete sociale të mërkurën, duke pozuar me një fustan prej ari me shkëlqim, i hapur anash teksa mbahet vetëm nga disa lidhëse, prodhim ky i La Dolce Vita Vintage .
“Thirri mediokra, unë i mbylla telefonin …”, titulloi Berry fotografinë që e shfaq atë super seksi.
Ndjekësit e yllit u mahnitën nga pamja e saj dhe komentet ishin super pozitive.
Berry ka qenë duke përdorur maksimumin e gardërobës së saj gjatë pandemisë, së fundmi duke u shfaqur në tapetin e kuq nga shtëpia në një bluzë transparente nga Christian Siriano të shoqëruar me një fund gjigant prej tyli.