Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë prezantimin e disa familjeve të Prishtinës të cilat kanë aderuar në AAK
Përmes një postimi në Facebook, kreu i Aleancës tha se Intelektualë, afaristë, tregtarë e ndërmarrës nga tri familje të nderuara të Prishtinës, Gashi, Begolli e Duraku, prej sot janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Aleanca si adresë e sigurt nga e cila kanë dalë shumë vendime të rëndësishme për vendin dhe gardiane e interesave nacionale me konsistencë e vendosmëri, po fuqizohet me kuadro të reja dita ditës”, shkroi ai.
Postimi i plotë:
Intelektualë, afaristë, tregtarë e ndërmarrës nga tri familje të nderuara të Prishtinës, Gashi, Begolli e Duraku, prej sot janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Aleanca si adresë e sigurt nga e cila kanë dalë shumë vendime të rëndësishme për vendin dhe gardiane e interesave nacionale me konsistencë e vendosmëri, po fuqizohet me kuadro të reja dita ditës.
Duke iu uruar mirëseardhjen, i falënderova për vullnetin e tyre për t’u bashkuar në rrugëtimin për shtetin e fortë dhe të mirëqenë.
Të bashkuar ia dalim!