Poirier kundër McGregor me 10 korrik 2021

UFC ka konfirmuar që meçi i tretë i shumë pritur mes Dustin Poirier dhe Conor McGregor do mbahet.

Ishte irlandezi që para dy ditëve përmes një postimi në rrjetin e tij social në ‘Tëitter’ njofoi se nuk do përballet me Poirier.

Mirëpo, sot (e mërkurë), UFC në Facebook ka konfirmuar që dy palët kanë nënshkruar marrëveshjen dhe përballja e tretë do zhvillohet me 10 korrik 2021.

“Është nënshkruar. Dustin Poirier kundër Conor McGregor 3 është zyrtare për UFC 264 në Las Vegas”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë, se McGregor fitoi përballjen e parë, kurse në atë kthyese që momentalisht është ndeshja e fundit mes të dyve fitues doli amerikani.