Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti i ka reaguar imamit Shefqet Krasniqi i cili mbrëmë lëshoi një deklaratë duke thënë se “gratë janë për në kuzhinë, e burrat për oda”.
Dërguti në një postim në Facebook ka ironizuar me këtë deklaratë të Krasniqit duke postuar një fotografi me uniformë të UÇK-së gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Qe qitu n’maxhe pak”, ka shkruar ajo.
Kjo deklaratë e Krasniqit ka shkaktuar reagime të mëdha në opinion, pasi që e njëjta është konsideruar si seksiste dhe diskriminuese.