Rozana tregoi se çfarë ka peng në jetë.
Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, vendosi që së fundit t’i përgjigjej pyetjeve të shumta të ndjekësve.
Shumë prej tyre e pyesnin për jetën profesionale, ndërsa njëri e pyeti se çfarë i mungon më së shumti asaj.
Ajo emocionoi me përgjigjen, duke iu referuar ndarjes nga jeta e prindërve të saj, në moshë ende të re.
Teksa thotë se jeta e ka mësuar të jetojë me mungesë njerëzish të dashuri, Rozi shkruan “Do ta thoja, por fatkeqësisht s’do e ndryshoja realitetin. Kam dhe unë pengjet e mia. Jeta më ka mësuar të jetoj me mungesa njerëzish të dashur”.
Ndryshe, këngëtarja kohën e fundit është më shumë e përqendruar në biznes, ndërsa muzikën e ka lënë paksa anash.