Pas ndarjes nga Bearti, Tea mezi njihet në paraqitjen e fundit

Tea ka habitur me fotot e fundit.

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Tea Trifoni, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes me veprimet që bën.

Ajo ka pak kohë që ka njoftuar se është ndarë nga Beart Rexhepi, ndërsa mohoi thashethemet për një romancë të re.

Por, Tea befasoi ndjekësit me fotot e fundit, ku veshi kostum që ia theksonte format trupore, ndërsa dukej se kishte rënë ende në peshë.

Tea vuri në plan të parë linjat trupore, teksa ishte veshur me kostum super të ngushtë, ndërsa pranoi komplimente nga ana e ndjekësve.

Tea Trifoni së fundi u pyet nga një konkurrent i “Përputhen”, nëse do të rikthehej në program, por përgjigja e saj lë të kuptohej se nuk do e bënte një gjë të tillë.