Ky ishte reagimi i britanikëve në OKB pasi Rusia i kërkoi Gërvallës ta largojë flamurin e Kosovës

Eshtë ndërperë mbledhja për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kjo pasi që Rusia i ka kërkuar ministres së Jashtme, Donik Gërvalla që ta largojë flamurin shtetëror të Kosovës prapa saj.

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe.

Ky i fundit tha se ky nuk është një takim zyrtar, dhe nuk ka arsye që Gërvalla ta ndryshojë pamjen prapa saj.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Pas tensioneve të krijuara aty, mbledhja është ndërprerë teksa nuk dihet nëse do të vazhdojë sërish.