Partia e cila drejtohet nga Dardan Molliqaj (PSD) ka zhvilluar sot një aksion në oborrin e objekti të presidencës së Kosovës.
Nga ky subjekt e kanë vendosur flamurin me llogon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë anë.
Ky aksion i PSD-së erdhi pas akuzave që kanë shkuar në drejtim të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit në një publikim të bërë në Facebook ku fliste për Kosharen nuk përmendi fare UÇK-në.
Në oborrin e presidencës janë të vendosur flamuri i Kosovës, ai i Bashkimit Evropian dhe ai i Dardanisë.