Tea thyen heshtjen pas thashethemeve për lidhje të re dashurie

Tea ka treguar se a janë të vërteta pretendimet për lidhje të re.

Tea Trifoni ka pak kohë që është ndarë nga Beart Rexhepi dhe është shumë aktive me postime në rrjete sociale.

Në një video që e postoi ditë më parë, ajo shihej mjaft e afërt me një djalë, i cili po i dhuronte puthje asaj, andaj u aludua se është i dashuri i saj i ri.

Por, me anë të një postimi në rrjete sociale, Tea ka mohuar thashethemet duke thënë se djalin në fjalë e ka shok të vjetër dhe asgjë më shumë nuk ka mes tyre.

“Sigurisht qe jo. Geri eshte nje miku im i vjeter. Kur është fjala për lidhjet e mia romantike, mundësitë janë të mos e lejoj askënd të dijë asgjë”, shkroi ajo.

Kujtojmë se pas ndarjes nga Bearti, Tea kishte hedhur akuza në drejtim të tij se kishte xhelozi të madhe dhe e përcjellte kudo.