Dua Lipa e nis ditën me disa poza atraktive

Dua u thotë ndjekësve “mirëmëngjes” me një paraqitje joshëse.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të jetë ndër emrat më eminent të industrisë së muzikës në botë.

Ajo numëron suksese të shumta me projektet që i solli ndër vite, ndërsa po punon edhe për këngë të reja.

Mëngjesin e sotëm, Dua e nisi me disa fotografi, ku shfaqet e veshur me këmishë nate të zezë, ndërsa dukej shumë e freskët.

Ajo pozoi pranë një vazoje të madhe me lule, ndërsa mori poza joshëse para pasqyrës, teksa flokët i kishte lëshuar në kraharor.

Këmisha e natës që e kishte veshur Dua, ishte e brendit “Versace”, ndërsa komentet e ndjekësve sipër këtyre fotografive ishin të shumta.

Ndryshe, Dua Lipa së fundi ka bashkëpunuar sërish me markën e parfumeve “YSL” për aromën “Libre”.