Klubi turk, Galatasaray ka konfirmuar se kolumbiani Falcao është lënduar.
Galatasaray ka konfirmuar se Radamel Falcao është lënduar si pasojë e një përplasje kokë më kokë me një bashkëlojtar në stërvitje.
Klubi turk konfirmoi se Falcao ka thyer një kockë të fytyrës pas përplasjes dhe i është nënshtruar një operacioni.
“Pas përplasjes me kokë në stërvitjen e sotme, një frakturë u zbulua në kockat e fytyrës të lojtarit, Radamel Falcao, ekzaminimet e të cilit u kryen në spitalin tonë sponsor Spitalin Ulus Liv”, deklaroi klubi.
“Trajtimi i lojtarit tonë është planifikuar për këtë mbrëmje me një ndërhyrje të mbyllur nën anestezion”, deklaroi Galatasaray.