Efektet anësore përfshinin dhimbje në vendin e injektimit, lodhje dhe dhimbje koke.
Një studim i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka zbuluar se personat që marrin vaksinën Moderna mund të përjetojnë më shumë efekte anësore sesa ata që bëjnë vaksinën Pfizer, shkruan “TiranaPost”.
Studiuesit mlodhën të dhënat nga dhjetori 2020 deri në shkurt të 2021-shit përmes sistemit të mbikëqyrjes në CDC, V-Safe, që monitoron dhe raporton efekte anësore ndaj vaksinave përmes anketave që i raportojnë vetë ata që bëjnë vaksinën, transmeton lajmi.net.
Të dhënat zbuluan se 75% e atyre që bënë vaksinën Moderna raportuan efekte anësore pasi morën dozën e parë të vaksinës krahasuar me 65% të atyrë që bënë Pfizer / BioNTech.
Efektet anësore përfshinin dhimbje në vendin e injektimit, lodhje dhe dhimbje koke.
Studiuesit vënë në dukje se pjesëmarrësit e studimit përfaqësuan më pak se 10% të numrit të përgjithshëm të atyre që morën vaksinën në dozën e parë në kohën e studimit.
Zyrtarët e CDC thonë se megjithatë, efektet anësore të lehta janë normale kur bëhet një vaksinë, pasi tregon që trupi po aktivizon mbrojtjen.
Përveç dhimbjes në krahun ku bëjnë vaksinën, njerëzit mund të përjetojnë temperature, ethe dhe disa simptoma të ngjashme me gripin, si lodhje, dhimbje trupi, të dridhura ose dhimbje koke. Ato zgjasin rreth një ditë.
Vaksina Johnson & Johonson nuk është përfshirë në studim.
Sipas CDC, më shumë se 68 milion amerikanë janë vaksinuar, ata përfaqësojnë 20.5% të popullsisë së përgjithshme të Amerikës.