Rita Ora del në publik me çantë 1700 euro

Këngëtarja njihet për jetën e saj luksoze dhe pasurinë gjithashtu.

Dhe, Rita Ora mori vëmendje së fundi me veshjen e saj në një dalje publike për në palestër.

E veshur me veshje sportive me ngjyrë të zezë, artistja e njohur me famë botërore ekspozoi linjat e saj trupore teksa vëmendjen e mori edhe barku i tonifikuar.

Përveç veshjes, Rita mbante edhe një çantë në krahun e saj teksa DailyMail ka prezantuar çmimin e saj.

Çanta që Rita mban është e markës Prada e cila ka një çmim prej 1700 euro.

Ndryshe, 30 vjeçarja po qëndron në Australi së fundi duke punuar për projekte të reja muzikore dhe si juriste në programin The Voice.