Radhë të gjata në IKShPK, qytetarët thonë se po dalin negativ edhe përkundër simptomave

Në tendën e vendosur në oborrin e Instituti Kombëtar të Shëndetin Publik (IKShPK) gjatë së enjtes kanë pritur në radhë, duke mosrespektuar masat anti-Covid, numër i madh i qytetarëve që kishin ardhur për tu testuar.

Edhe pse vet nuk kanë respektuar distancën sociale, ata kanë apeluar për respektim të masave.

Shqetësuese për ta mbetet fakti se janë testuar disa herë dhe kanë rezultuar negativ, edhe përkundër simptomave.

Shemsije Kastrati, tha se po testohet për të tretën herë dhe se ka dalur negativ edhe pse kishte simptoma.

“Është hera e tretë që po e bëjmë testin dhe na ka dalë negativ mirëpo simptomat i kemi kollë lodhje qe një muaj dhe po mendoj që këtë herë ka me dal pozitiv”.

Edhe Ilaz Kastrati, tha se ka bërë testin dy herë dhe ka rezultuar negativ.

“Unë kam pasur kollë, fyt dhe nyjet e duarve po kam shtrëngim”.

Ndërsa, Fatlinda Sadiku, tha se ka pasur kontakt me persona të infektuar dhe i është rekomanduar që të testohet, raporton EO.

“Më shumë kam pasur kokëdhimbje po më shumë se kam pasur kontakt me kolegë punë që kanë dalë pozitiv”.

“E kam bërë dhe më herët testin me ka dalë negativ”.