Shfaqi imazhin e xhamisë Riyadha në një bluzë, shkakton reagime veprimi i Jay Z

Gjithçka nisi kur reperi i famshëm amerikan dhe manjati i biznesit, Jay Z, u fotografua duke dalë nga një restorant në Santa Monica, Kaliforni, javën e kaluar.

Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e paparacëve dhe fansave ishte bluza që mbante veshur, e cila kishte imazhin e një xhamie.

Ylli amerikan paraqiti xhaminë Riyadha në Lamu, Kenia dhe kjo u krijua nga stilisti kenian i lindur si Zedekiah Lukoye, i njohur gjerësisht si Zeddy Loky.

 

Të dy Jay Z dhe Lukoye morën reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale duke sjellë më shumë vëmendje te dizajnerët me ngjyrë dhe simbolet kulturore.

Sidoqoftë, duket se përdorimi i një simboli të tillë të shenjtë si një model në një bluzë ka zhgënjyer punëtorët e xhamisë në Lamu. Xhamia Riyadha ndërkohë njihet si një nga qendrat më prestigjioze për studime islamike në Afrikën Lindore.

Jay Z (Foto: Twitter)

Në një letër të datës 3 prill 2021, drejtuar Lukoye, punëtorët e xhamisë thanë se ishin thellësisht të shqetësuar për portretizimin dhe keqpërdorimin e imazhit të xhamisë, duke kërkuar që stilisti të kërkonte falje publike.

“Ne nuk e konsiderojmë këtë një nder, as një privilegj, për xhaminë historike dhe themeluesin e saj Habib Swaleh që imazhet e saj të portretizohen në një mënyrë të tillë”, thuhej në të, shkruar nga Abubakar Badawy, sekretari i përgjithshëm i xhamisë Riyadha.

“Prandaj, ne me mirësjellje ju kërkojmë që të tregoni respekt për xhaminë duke hequr portretin e xhamisë sonë në këmishë, për të na treguar që ju me të vërtetë i respektoni njerëzit e Lamu dhe xhamisë”, shtoi ai.

Zeddy Loky nga ana tjetër ka kërkuar falje pas gjithë kësaj që bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve.

Jay Z (Foto: Twitter)