Kim Kardashian edhe zyrtarisht është bërë miliardere. Lajmi është zyrtarizuar nga Forbes. Pasuria e Kim është rritur nga 780 milionë dollarë sa ishte në tetor të vitit të kaluar, në 1 miliard tani në muajin prill.
Forbes konstaton se linja kozmetike e Kim, KKë Beauty dhe marka e saj SKIMS kanë rritur pasurinë kaq shpejt dhe kaq shumë.
Që nga viti 2012, Forbes thotë se Kim ka mbledhur të paktën 10 miliardë dollarë në vit (para-taksimi).
Kim është bërë motra e dytë miliardere në familje, pas Kylie Jenner që kishte bërë pasurinë nga linja e saj kozmetike.