Lola zgjodhi fjalët më të bukura për ditëlindjen e bashkëshortit.
Ish-deputeti Daut Haradinaj me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush 43 vjet jetë.
Me rastin e ditëlindjes, ai ka pranuar urime të shumta, e një shumë të veçantë e mori nga bashkëshortja e tij, Lola.
Ajo ka publikuar një fotografi të Dautit, të shkrepur vite më parë, ndërsa thotë se ditëlindja e tij është edhe dita e saj.
“Ditëlindja jote është dhe dita ime. Gëzuar gjeneral. Të dua”, ka shkruar Lola sipër fotos së Dautit.
Ndryshe, çifti janë prindër të dy fëmijëve, Troja dhe Davidi.