Shprehitë e këqija në lidhje që duken sikur normale

Edhe pse disa shprehi në një lidhje mund të duken krejtësisht normale, megjithatë ato mund të kenë efekt negativ.

Nëse i thoni partnerit se është “gjithçka” që keni, atëherë eliminoni pozicionin tuaj individual. Me këtë veprim në mënyrë indirekte tregoni se partneri është qendra e botës suaj dhe arsyeja e vetme e ekzistencës tuaj.

Mbajtja e vazhdueshme e kontaktit përmes mesazheve, telefonatave dhe shoqërimit, nuk është aspak e shëndetshme. Të gjithë kanë nevojë për hapësirë në lidhje, në mënyrë që të “thithin ca ajër të pastër”.

(Foto: Freepik)

Nga partneri nuk duhet kërkuar që t’i zgjidhë të gjitha problemet, madje edhe nëse është gjithmonë i kujdesshëm dhe i gatshëm që të ofrojë mbështetje.

Është gabim që të vareni gjithmonë nga partneri në proceset e zgjidhjes së problemeve. Secili individ, para së gjithash duhet të kujdeset për vetveten.

Lumturia juaj nuk duhet të varet nga partneri, sepse partneri nuk e ka obligim dhe përgjegjësi që ju të ndiheni të vlerësuar dhe të lumtur. Duhet të keni ndjenjën tuja të gëzimit dhe të dini të arrini vet lumturinë.

(Foto: WebMD Blog)

Nëse bëni gjithçka bashkë, kjo nuk është mirë, pasi që duhet të keni edhe aktivitete të ndara. Jepni hapësirë njëri-tjetrit.

Sinqeriteti i tepruar, po ashtu, nuk është i dëshiruar, sepse nuk duhet që gjithçka të thuhet me zë. Disa gjëra duhet t’i mbani për vete, do të jetë më mirë për të dy.

Komunikimi është çelësi i një lidhjeje të suksesshme, prandaj në rast të problemeve, nuk duhet të shmangeni, por të gjeni kohë dhe të bisedoni të qetë. Zbukurimi i gjërave nuk është gjithmonë zgjedhje e mirë.

Afërsia dhe vëmendja, puthjet, përqafimet dhe dhuratat janë të dëshirueshme, por nuk janë gjithçka në një lidhje. Kjo sidomos vlen kur jeni në një ambient publik, sepse nuk ka nevojë që të gjithë ta shohin intimitetin tuaj.