Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë proceduar në Qeveri, koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Haxhiu këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
“Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka shtuar se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë.
“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit”, ka shkruar Haxhiu.