Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas masave të reja antiCovid që mori sot Qeveria e Kosovës.
Kjo ambasadë ka mbështetur vendimin e Qeverisë Kosovës, derisa bënë thirrje për respektimin e këtyre masave.
“Ne mbështesim vendimin e qeverisë për të sjellë masa të reja për të zvogëluar përhapjen e Covid-19. Mjerisht, mbi 500 njerëz në Kosovë kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i vitit 2021. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat për të mbrojtur njëri-tjetrin. #BashkeKunderCovid19”.