Shtëpia italiane e modës, Gucci, këtë vit feston 100 vjetorin e ekzistencën, ndërsa këtë jubile ka vendosur ta festojë me lansimin e fushatës për linjën e çantave “Beloved, për të cilën ka angazhuar një numër të madh të personaliteteve të njohura, mesin e të cilëve spikatin Harry Styles, Serena Williams e Diane Keaton.
Krahas përmbajtjes së shumëfishtë që do ta lansojë deri në fund të këtij viti për nder të një shekulli të ekzistimit, Gucci e ka publikuar edhe një reklamë për fushatën e re, në të cilën do të marrin pjesë shtatë emra të famshëm.
Për paralajmërimin e kampanjës për koleksioni e ri që vjen më 22 prill, brendi i modës për revistën Elle i ka shpërndarë fotografitë e atyre që do të jenë pjesë e projektit të paralajmëruar.
Këngëtari Harry Styles, tenistja Serena Williams, prezantuesi James Corden, pastaj aktoret Awkwafina, Sienna Miller, Diane Keaton e Dakota Johnson – do të jenë pjesë fushatës së “Beloved”.
Portretet e yjeve që janë përfshirë në këtë fushatë i ka bërë fotografi dhe regjisori Harmony Korine, i cili shpesh bashkëpunon me drejtorin kreativ të modës, Alessandro Michele.
Koleksioni “Gucci Beloved” do të përmbajë katër stile kult: “Jackie 1961”, “Horsebit 1955”, “Dionysus” dhe “Marmont”.