Kënga “Drunk” nga Kida po pëlqehet në masë të madhe.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është ndër më të pëlqyerat nga publiku shqiptar.
Kida është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme postime nga përditshmëria apo karriera.
Këngëtarja numëron rreth 2 milionë ndjekës në llogarinë e Instagramit, prej ku edhe ndan imazhe të ndryshme për fansat e saj jo rrallë herë.
Kësaj radhe ajo ka publikuar një Instastory ku bëri të ditur se kënga e saj e fundit me titull “Drunk” tashmë ka arritur të mbledhë 18 milionë klikime.