Më të shijshme me siguri nuk e keni provuar
Përbërësit:
– 250 g bollgur të imët;
– grurë;
– 40 g miell;
– 2 lugë sheqer
– 1 lugë e vogël tharmë;
– 1 pak kripë
– 500 ml ujë të ngrohtë;
– 1 qese pluhur për ëmbëlsira.
Përgatitja:
Në një blender vendos bollgur, miell, sheqer, kripë dhe tharmë.
Shtoni ujë të ngrohtë dhe përziejeni. Pastaj, shtoni pluhurin për ëmbëlsira dhe përziejeni edhe për disa sekonda.
Hidheni brumin në një tas plastik dhe lëreni të “pushojë” për 30 minuta.
Lyeni tavën me pak vaj dhe ngroheni. Pastaj qitni një garuzhdë brumë dhe piqni në mënyrën e zakonshme. Sapo të derdhni brumin, duhet të shfaqen flluska.
Piqni rreth një deri në dy minuta, vetëm në njërën anë. Krepat nuk piqen në anën tjetër. Kur brumi të jetë plotësisht “i thatë”, petullat janë gati.
Mos i vendosni petullat e gatshme njëra mbi tjetrën, por njëra pranë tjetrës.
Tradicionalisht, Baghrir shërbehet me një përzierje e gjalpit të shkrirë dhe mjaltit. Mund ta shërbeni edhe me reçel, krem, çokollatë të shkrirë, reçel… për shije!