Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot formatin e fletës së votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021.
Kjo që shikoni në foto do të jetë fleta në të cilën votuesit do të zgjedhin partinë dhe kandidatin përkatës të partisë që ata mbështesin.
Pra, në pjesën e sipërme është emri i partisë, dhe në kolonën poshtë renditja e kandidatëve për deputetë.
Sipas Kodit Zgjedhor, vota quhet e vlefshme vetëm nëse është për të njëjtën parti dhe kandidat të partisë përkatëse, raporton Noa.
Një shembull konkret: Nëse një qytetar do të votojë Partinë Demokratike apo Partinë Socialiste, duhet që edhe kandidati të jetë nga e njëjta parti.