g>Aktori i njohur Peter Egan, ka treguar dhimbjen që po e përjeton pas vdekjes së gruas.
74 vjeçari postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke treguar se gruaja e tij Myra Frances, ka ndërruar jetë pas një beteje me kancer.
“Ky është postimi më i hidhur që kam bërë ndonjëherë” shkroi ai në Twitter.
“Gruaja ime e mrekullueshme Myra, shoqja e shpirtit humbi betejën e saj me kancerin në 1.30 të mëngjesit të Martën. Ky mesazh është për të gjithë ndjekësit e saj në FB & Twitter @EganMyra .
“Ajo ishte qenia më e mahnitshme njerëzore. Zemra ime është thyer”, shtoi ai.